Një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij, u mbajt në fundjavë. Në mesin e shumë emrave të njohur që ishin në festë, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.
Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani. Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”. Madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e Dancing With The Stars”.
Zërat tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët Veshaj dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të ”Big Brother VIP”.
Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë. Kjo shpjegon ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm. /Panorama Plus/