Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT4 ndeshje pa fitore, Lushnja i tregon derën Duros

4 ndeshje pa fitore, Lushnja i tregon derën Duros

Katër ndeshje pa fitore nga të cilat dy disfata, i kanë kushtuar stolin trajnerit të Lushnjes në Katgorinë e Parë, Klodian Duros. Strategu nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve për një skuadër kompetitivë e cila pas shumë vitesh në inferiore pretendon rikthimin në Superiore.

Pas 6 javësh, Lushnja renditet në vendin e 12-të me vetëm pesë pikë në klasifikim me drejtuesit që në këtë formë penalizojnë trajnerin Duro. Punën deri në emërimin e trajnerit të ri do ta vazhdojë dyshja Hasalli-Gazheli.

Ky i fundit ishte emëruar në krye të Lushnjes në fillimin e sezonit, mirëpo tashmë do të duhet të mendojë për një tjetër aventurë. Në të kaluarën Duro ka trajnuar edhe klube si Kukësi, Kamza, Luftëtari apo Ferronikeli në Kosovë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME