PSG është i gatshëm të paguajë 140 milionë euro për të nënshkruar yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, si zëvendësues të Kylian Mbappe. Gjigantët francezë tashmë po përgatiten për jetën pa Mbappe, i cili do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij këtë verë.
Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid me kosto zero, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është arritur.
PSG-ja është ende në kërkim të talenteve europiane dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappe. Sipas spanjolles Fichajes, të cilët pretendojnë se Saka është në krye të listës së tyre për verën.
Shtohet se PSG-ja është e gatshme të bëjë një ofertë prej të paktën 140 milionë eurosh, që do të ishte një rekord te Arsenali.