PSG ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Brest në Ligue 1. Kampionët e Francës do gjenin golin pas 30 minutash lojë. Messi do të shërbente një super asist për Neymar, i cili e ndali mjaft mirë topin dhe më pas goditi me të majtën për ta dërguar në rrjetë.
Miqtë do të kishin shans për të barazuar në minutën e 70-të. Slimani do humbiste 11-metërshin, me “Parc de Princes” që ka arsye përse të festojë.
PSG vazhdon formën e mirë në kampionat, duke bërë një nisje mjaft të mirë të edicionit me 19 pikë, dy më shumë se Lens.