POLITIKË

“Punon ti, sekretarja dhe roja”, çfarë i tha Rama Elisa Spiropalit para shkarkimit

S’ka zgjatur as 5 muaj Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme, një nga eksperiencat më të shkurtra në drejtimin e diplomacisë, që nisi shtatorin e vitit të kaluar, kur socialistët sapo kishin fituar mandatin e katërt. Nuk dihet se ku gaboi Spiropali këto muaj, por pak javë më parë, Rama e kishte shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e ministrisë së jashtme.

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, në 16 Janar, kryeministri i tha se në dikasterin që drejtonte ajo duket sikur punoin vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, i tha Rama Spiropalit që sot e gjen veten jashtë kabinetit qeveritar dhe është zëvëndësuar nga Ferit Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button