Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPushim në dimër e kupa europiane çdo javë: Botërori i Katarit përmbys...

Pushim në dimër e kupa europiane çdo javë: Botërori i Katarit përmbys kalendaret

Në mbyllje të sezonit me javën e festimeve për Eintracht, Romën e Real Madrid, tashmë është koha për të menduar për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë ai i Botërorit në Katar dhe për rrjedhojë do të ketë një kalendar tërësisht të përmbysur në krahasim me atë të zakonshmin.

Kampionati do të nisë me tifozët ende me pushime, në fundjavën e 15 gushtit dhe do të ndalet pas 15 javësh për 52 ditë (nga 13 nëntori deri më 4 janar) për të lejuar zhvillimin e Kupës së Botës, ndërsa faza në grupe e Kupa të ndryshme evropiane tashmë do të përfundojë në fillim të nëntorit.

Me pak fjalë, një tur force i vërtetë, si ajo që i pret lojtarët pas kampionatit botëror në Katar. pothuaj të gjitha kampionatet elitare europiane do të rifillojnë në janar (Seria A më 4 janar) dhe në pesë muaj do të luhen 23 ndeshje, ndërsa në mesin e shkurtit do të jetë faza e eliminimit të Kupave të Europës (finalja e Champions League është planifikuar për në 10 qershor).

Sa i përket Kupës së Italisë, nuk do të ketë revolucione të mëdha, sepse të mëdhatë edhe sezonin e kaluar e nisën në janar, por gjysmëfinalet do të jenë më afër se edicioni i kaluar (finalja në Romë më 24 maj). Superkupa mes Milanit dhe Interit do të luhet në Arabinë Saudite në 11 ose 18 janar, me fillimin e caktuar në orën 18:00 me orën italiane.

TË GJITHA DATAT E SEZONIT TË RI:
SERIE A
Gusht: 14-21-28-31
Shtator: 4-11-18
Tetor: 2-9-16-23-30
Nëntor: 6-9-13
Janar: 4-8-15-22-29
Shkurt: 5-12-19-26
Mars: 5-12-19
Prill: 2-9-16-23-30
Maj: 3-7-14-21-28
Qershor: 4

KUPA E ITALISË
Raundi i parë: 5-6-7-8 gusht
Raundi i dytë: 18-19-20 tetor
Të tetat: 10-11-12 janar e 17-18-19 janar
Cerekfinalet: 31 janar-1-2 shkurt
Gjysëmfinalet e vajtjes: 4-5 prill
Gjysëmfinalet e kthimit: 25-26 prill
Finale: 24 maj

SUPERKUPA ITALIANE
Finale: 11 ose 18 janar

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME