Fier – Tentativë vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Fermë Çlirim. Një zenke për motive banale ka qënë kur autori i dyshuar Gerando Mahmuti ka qelluar ne arme ne drejtim te nje berberane ne Ferme Çlirim. Autori ka qelluar dhe eshte larguar ne makine Benz ML qe rezulton ne targa fallco nga policia, ngjyre e zezë
Në vendngjarje ka shkuar dhe policia e cila ka rrethuar vendin, ka marr në pyetje berberin qe eshte banor i komunitetit rom.
Policia ka identifikuar autorin qe eshte person i skeduar nga policia
Policia
Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi Gerando. Mahmuti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit Bled Koçi, 33 vjeç.
Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit Gerando Mahmuti I cili eshte larguar me nje automjet tip Benz ML ngjyre e zeze.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.