Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETQeveria hap burgjet, kush përfiton nga amnistia

Qeveria hap burgjet, kush përfiton nga amnistia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur projektligjin për amnistinë, duke përbushur kështu premtimin e dhënë.

Manja ka postuar një foto, ku shihet teksa ka firmosur projektiligjin për amnistinë penale, nga ku do të përfitojnë ata që janë dënuar për vepra të lehta penale.

“U kry. Aministria. Premtimi mbajtur”, shkruan Manja krahas postimit të tij, duke u dhënë shpresë të burgosurve që mund të përfitojnë nga ky projektligj.

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas ligjit. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Ky projektligj tashmë i përfunduar dhe fimosur nga Ministri Manja do duhet të kalojë për diskutim dhe miratim në Komisionin e Ligjeve dhe më pas i kalohet Kuvendit.

Kujtojmë që më herët Manja është pyetur për amnistinë, ku ka theksuar se do përfitojnë vetëm të dënuarit për vepra të lehta penale dhe jo ata për vepra të rënda. Po ashu disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Manja tha se amnistia do bëhej edhe për shkak se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë në limitet e kapaciteteve të tyre. Dhe si duket ky projektligj do i shkojë parlamentit brenda 2023.

“Nuk kemi mbipopullim por jemi në limitet e kapaciteteve që kemi. Kështu që një nga arsyet por jo e vetmja që ne do të kemi një amnisti për këtë vit është dhe ulja e mbipopullimit apo mbajtja e kapaciteteve normale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, tha Manja muaj më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME