Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIvan Balliu bën me ”dhimbje koke” Sylvinhon

Ivan Balliu bën me ”dhimbje koke” Sylvinhon

Ivan Balliu ishte mungesa që tërhoqi vëmendjen tek Rayo Vallecano në derbin madrilen me Realin e Madridit. Mbrojtësi 31-vjeçar ka alarmuar kampin e Shqipërisë para dy ndeshjeve të nëntorit.

Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime në gju, diçka që e ka nxitur trajnerin Francisko që ta lërë pushim mbrojtësin, i cili është një titullar i padiskutueshëm në ekipin nga Vallecas. Balliu do të kryejë disa ekzaminime për të përcaktuar shkakun e dëmtimit, por dhe periudhën e riaftësimit.

Fakti që bëhet fjalë për një dëmtim në gju mund të rrezikojë dhe grumbullimin me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. 31-vjeçari numëron 10 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë që nga vtiti 2017, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Sylvinhos në këtë edicion kualifikuesesh, ndonëse ka luajtur në vetëm 1 ndeshje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME