POLITIKËTOP-NEWS

Qeveria i ka bërë llogaritë gabim në Porto Romano

Nga Artur Meçollari

Qeveria pretendon se po ndërton një superport në Porto Romano që do të përpunojë deri 2 milion TEU (kontenier).

Sipas Dhomës Amerikane të Tregëtisë SHBA-Shqipëri kalata e kontenierëve do të jetë vetëm 400 m dhe kjo shihet edhe nga projekti.

Përpunimi i kontenierëve në një port është në vartësi të tre faktorëve kryesorë:
1) gjatësia e kalatës, pra numri i anijeve dhe madhësia e tyre në përpunim,
2) teknologjia e përdorur (automatizimi) ose shpejtësia e kalimit të kontenierit nga bodi i anijes në tokë dhe anasjelltas, si dhe
3) hapësira magazinuese në tokë, nëse është më e vogël se sasis e përpunuar.

Sot, në nivel global mesatarja e përpunimit vjetor për 100 m kalatë është 80-120 mijë TEU dhe maksimumi 150-180 mijë në vit. Pra me 400 m kalatë në Porto Romano nuk mund të përpunohen më shumë se 500 mijë TEU në vit.

Nga i doli Qeverisë llogaria 2 milion TEU në vit? Duhen të paktën 2000 m kalatë për përpunimin e TEU-ve që të arrihet përpunimi i 2 milion TEU në vit në Porto Romano.

Le të bejmë një krahasim me Gioia Tauro në Itali. Ka një gjatësi kalate prej 5100 m dhe përpunon rreth 4,5 milion TEU në vit. Pra rendimenti është më 90 mijë TEU për 100 m kalatë në vit.

Që Qeveria të arrijë përpunimin e 2 milion TEU në vit me 400 m kalatë duhet të thyejë rekord global. Për çdo 100 m kalatë duhet të përpunojë 500 milje TEU në vit, 5 herë më të lartë se mesatarjs e porteve kontenier në nivel global. Kurse portet e thata në Shkup dhe Prishtinë nuk kanë asnjë ndikim në rendimentin e përpunimit të TEU-ve në Porto Romano, por me kapacitetet akomoduese në tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button