Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREQeveria italiane miraton paktin Rama – Meloni: Kamp me 10 godina në...

Qeveria italiane miraton paktin Rama – Meloni: Kamp me 10 godina në Gjadër

Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Në strukturat e parashikuara të ngrihen në Gjadër dhe që do të kushtojnë sa të gjitha qendrat në të gjithë Italinë thuhet se do të dërgohen “vetëm personat e hipur në bordin e anijeve italiane që mund të nxirren jashtë kufijve detarë të Bashkimit Evropian në operacionet e shpëtimit”.

Mediat italiane shkruajnë se projekti i paprecedentë do të vijojë të përballet me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare. I vetmi vëzhgim publik që ka ardhur nga Brukseli specifikoi rëndësinë e “vendit ku do të operojnë anijet” dhe për rrjedhojë nëse shpëtimi i emigrantëve do të bëhet në ujërat ndërkombëtare. Në këtë rast e drejta e azilit komunitar nuk zbatohet dhe Italia ka të drejtë t’i çojë këta persona në një vend tjetër.

Në rast se varkat me emigrantë kapen në ujërat italiane ata nuk mund të dërgohen në Shqipëri. Një detaj domethënës ky sepse për herë të parë pas shumë vitesh do të detyrojë rojet bregdetare apo mjetet e marinës italiane të shkojnë shumë më larg nga brigjet e tyre për operacione shpëtimi. Në draftin e miratuar nga qeveria italiane llogariten si kosto rreth 87 milionë euro duke filluar nga viti 2024, por kostot e përgjithshme ende nuk janë bërë. Ministri i jashtëm Antonio Tajani tha se do të kushtojnë më pak se 200 milionë euro.

Do të jetë gjykata e Romës që do të ketë juridiksion mbi procedurat për kërkesat e emigrantëve për azil. Emigrantët do të kenë garantuar të drejtën e mbrojtjes duke u takuar me avokatët e tyre online nëpërmjet videokonferencës. Në të njëjtën mënyrë ata do të dalin para gjyqtarëve për seancën për vërtetimin e urdhrit të paraburgimit apo për çdo ankim.

Parashikohet që vetëm në “raste të jashtëzakonshme” do të mundësohet transferimi i emigrantit nga objektet shqiptare në objektet përkatëse që ndodhen në territorin italian. Teknikisht qendrat shqiptare do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, por në fazën fillestare realisht do të jenë shumë më pak dhe gjithsesi numri duhet kuptuar si total vjetor dhe jo në të njëjtën kohë.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe depistimi të parë. Në Gjadër do të krijohet një strukturë për procedurat pasuese. Për të parën parashikohet një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra. Tjetra do të jetë një qendër paraburgimi për riatdhesimin, ku do të verifikohen kushtet për mbrojtjen ndërkombëtare dhe riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali.

Ajo do të ndërtohet në një sipërfaqe ndërtimi prej 77 700 metrash katrorë ku tani janë 10 ndërtesa të përcaktuara si “të rrënuara” në protokoll. Italia pritet të sjellë në Shqipëri rreth 135 punonjës të saj të cilët do të jenë zyrtarë të komisioneve territoriale, gjyqtarë, zyrtarë të ministrisë së drejtësisë, por edhe mjekë e infermierë. Drafti do të shkojë në të dyja dhomat e parlamentit italian, por opozita i filloi menjëherë kundërshtitë.

“Tani fillon çështja e dhimbshme e kostove. Në tryezën e Këshillit të Ministrave është një vlerësim i parë që parashikon se do të nevojiten qindra miliona euro. Para që do të hidhen, fjalë për fjalë, kot në kosh. Këto mund të kurseheshin duke shmangur një operacion të pastër propagandistik nga një qeveri që duhet të përballet me dështimin e bujshëm të menaxhimit të emigracionit. Të bësh në Shqipëri atë që duhet bërë në Itali nuk zgjidh asnjë problem dhe kostot është e qartë se do të jenë shumë më tepër” – thotë Matteo Mauri i Partisë Demokratike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME