Qeveria merr vendim për mbylljen e TikTok-ut

Qeveria ka kërkuar mbylljen e aksesit të TikTok në Shqipëri për 12 muaj. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu ka deklaruar se kanë nisur komunikimin me përfaqësuesit e aplikacionit në mënyrë që gjatë mbylljes së platformës të merren masa për të vendosur filtrat që parandalojnë promovimin e sjelljeve negative.
“Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale. Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme,” tha Manastirliu.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me kohën e mbylljes, apo mënyrën se si do të veprohet, Manastriliu ka deklaruar se Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike do të merret me bllokimin e platformës. Ndërkohë që ka theksuar se mbyllja e përkohëshme 12 mujore do të bëhet brenda disa ditëve ose një javë
“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që në bashkërendim që me përfaqësuesit e TikTok të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura që aksesi në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë. Ato materialet që qarkullojnë, që ne i kemi marrë, ka akte deri në vepra penale, nxisin dhunën dhe kur të rishikohet masa që është propozuar nëse do të ketë plotësime të këtyre kritereve atëherë të jemi krejtësisht të qetë që lundrimi i fëmijëve të jetë i sigurt, pa efektet e dhunës dhe nxitjes së bullizmit online me efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Do të jetë Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike, do të duhen disa ditë apo 1 javë për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok”, tha ajo.