TOP-NEWS

Qumësht dhe mish me faturë?

Edmond Panariti – Qumësht dhe mish me faturë?
Patjetër, por vetëm atëhere kur :

TI kesh çuar autobotin frigoriferik të qumështit në derë të stanit dhe stalles të çdo blegtori për tja blerë qumështin, mishin me çmim tregu.

Ta financosh për ç’do koke bagëti pa kufizim!
Ti heqësh nga zverku tatimin 20 përqind mbi çmimin e shitjes. I pa shembullt në Evropë.

Të mos ta përndjekësh si leproz, kur del buzë rrugës dhe trotuarit për të shitur qumësht për të siguruar mbijetesë, por ta marrësh përdore dhe t’i japësh drejtim

Ti rindertosh dhe financosh baxhot, minithertoret dhe tregjet lokale të fshatrave që i jepnin perspektivë prodhimit vendas
.
Për këtë ishin edhe fondet Evropiane, të cilat shkuan për pishina resortesh dhe për rrjedhojë u ndërprenë.

Por baxhot, minithertoret në emër të standarteve u fshinë me akt normativ në 2018, për të mbajtur në lojë vetëm të mëdhenjtë të cilët kanë kohë që nuk merren më me fermerët por i janë drejtuar importit.

Prandaj vendosja e ultimatumeve për fatura fiskale është ftesë për tu larguar, ftesë për të mos mbajtur me bagëti për të vegjëlit dhe të pambrojturit, të cilët janë mbi 90 përqind e atyre që merren me blegtori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button