Qytetari blen gjelin e detit në Big Market, në etiketën e banakut ndryshe, në kasë ndryshe

Denoncimet për mashtrimet e dyshuara të rrjetit të supermarketeve Big Market, në pronësi të deputetit socialist Vullnet Sina dhe ortakëve të tij, duket se nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, një tjetër qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke denoncuar një rast të hapur abuzimi nga ky rrjet supermarketesh, konkretisht nga filiali “Big Garden” pranë zonës së 21 Dhjetorit.
Sipas denoncuesit, ky filial, ku Vullnet Sina zotëron 50% të aksioneve të çdo pike Big Market përmes BIGALB Group, ndërsa bashkëaksioner është Robert Hoxha – ka kryer manipulime të qëllimshme çmimesh në sektorin e bulmetit, duke i rritur ato me 150–200 lekë më shumë sesa çmimi i afishuar, pra në kasë produkti kushton më shumë se fatura e printuar nga punonjëset e shërbimit të banakut
Qytetari, i cili ka vënë në dispozicion edhe prova fotografike, pretendon se çmimet e vendosura në banak nuk përputhen me ato që rezultojnë në arkë, një praktikë që është konstatuar në disa produkte bulmeti.
Në rastin konkret, gjeli i detit është faturuar në banak me çmimin 4143 lekë, ndërsa në arkë është paguar 4652 lekë, një diferencë e pajustifikueshme që ngre dyshime serioze për mashtrim të qëllimshëm ndaj konsumatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që Big Market përballet me akuza të tilla. Një numër i madh denoncimesh janë raportuar ndër vite pranë redaksisë sonë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin, duke ushqyer perceptimin e pandëshkueshmërisë dhe mbrojtjes politike.
Denoncimi i qytetarit:
Doja të denoncoja në mënyrë anonime. Bëra pazar te Big Market Garden, afër 21 Dhjetorit, ku shumë çmime rezultuan ndryshe nga faturat e shitjes dhe nga ato që dolën në kasë. Gjeli i detit kishte çmim 4134 lekë në faturën e banakut, ndërsa në kasë doli 4652 lekë. Djathi i deles Butrinti ishte 1385 lekë te banaku i bulmetit, ndërsa në kasë 1484 lekë, si edhe shumë produkte të tjera me diferenca nga 50 deri në 150–200 lekë më shumë. Hajdutë me çizme dhe thonë ishte gabim i shitësit në sektorët e bulmetit dhe të mishit









