Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETQytetet/ 700 makina të blinduara në Shqipëri, ja ku renditet Fieri

Qytetet/ 700 makina të blinduara në Shqipëri, ja ku renditet Fieri

Rreth 700 makina të blinduara qarkullojnë me leje në Shqipëri. Ato i përkasin individëve, shtetit apo dhe shoqërive të sigurisë fizike.

Në Tiranë, Durrës e Shkodër, qytete ku ka pasur ngjarje kriminale, është regjistruar numri më i madh i makinave kundra plumbave.

94 persona në Shqipëri lëvizin me makina të blinduara. Të paktën ata që i kanë regjistruar në emrat e tyre dhe jo të shoqërive të sigurisë fizike.

Këta të fundit ashtu si institucionet shtetërore, kanë autorizim për të qarkulluar me rreth 600 mjete të blinduara në pronësi të tyre, ku përfshihen furgonat për transport parash e njerëzish apo vetura që mund të merren me qira.

Tirana dhe Durrësi janë qyetet ku lëvizin më shumë individët me mjete kundra plumbave, 21 në secili prej këtyre qyteteve.

Vendin e tretë e zë Shkodra, e pasuar nga Fieri, Vlora e Lezha. Të gjitha janë qytete ku kohët e fundit ka pasur atentate e ngjarje të tjera kriminale.

Nga rreth 700 mjete të blinduara në total në Shqipëri, kryesojnë ato të markës “Fiat”, 240 të tilla. Më pas vijnë “Audi”, “Benz” dhe “Land Rover”.

Gjatë kohës së veprimit të saj, OFL sekuestroi disa makina të blinduara në pronësi të individëve që sipas saj nuk justifikonin pasurinë./ euronews/ 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME