Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherr në plazhin e Vlorës, plagosen dy persona

Sherr në plazhin e Vlorës, plagosen dy persona

Në këto ditë të nxehta të gushtit trazirat nuk kanë munguar në bregdetin e jugut. Mësohet se së fundmi një grup pushuesish janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit që shpërtheu ditën e sotme, në plazhin e quajtur “Vega” të Vlorës. Dyshohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj që kanë ngacmuar dy gra.

Këtë skenë e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë përballur me dy të rinjtë. Policia njofton se shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME