Radhë kilometrike makinash janë krijuar prej orësh në Kapshticë, pasi emigrantët pas festave kanë lënë Shqipërisë dhe po udhëtojnë drejt Greqisë.
Pritja e gjatë ka irrituar qytetarët të cilët kanë fajësuar autoritetet por edhe qeverinë.
Për orë të tëra në kufi kanë mbetur, familjarë mes tyre dhe fëmijë.
“Isha në Elbasan, kamë gati katër orë që po pres këtu. Jam me familje”- shprehet një qytetare.
“Ku është policia, ku është Edi Rama, ku janë të tjerët, ku janë ata që duan votën. Kemi 5 orë që jemi që presim”- thekson një tjetër qytetar i bllokuar në Kapshticë.