Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRakia e vaji nuk kanë treg! Fermerët: Kemi nisur të presim vreshtat...

Rakia e vaji nuk kanë treg! Fermerët: Kemi nisur të presim vreshtat e ullinjtë (vidio)

Cakran – Qindra litra vaj ulliri dhe raki i ka pa shitur nga viti i kaluar, ndërsa ka nisur të magazinojë prodhimin e këtij viti. Fermeri Rrapo Arapi nga fshati Vjosë në njësinë administrative Cakran, tregon se prodhimi i ka mbetur pa shitur për shkak se nuk ka treg. Për këtë arsye ai është i detyruar të presë qindra rrënjë hardhi dhe ullinj

Rrapo Arapi nga fshati Vjosë i Fierit, është një nga fermerët e shumtë në këtë zonë, që ka dështuar të gjejë treg për vajin e ullirit dhe rakinë, që prodhon prej vitesh.

Rrapo ka rreth 300 rrënjë ullinj dhe disa dynym vreshta. Ai tregon se në shtëpi ka të magazinuar qindra litra vaj dhe raki nga prodhimi i sezonit të kaluar, që ka mbetur pa shitur për shkak të mungesës së tregut.

Pemëtorja e tij edhe këtë vit është në prodhim të mbarë, por fermeri në moshë pensioni, ka vendosur të presë qindra rrënjë hardhi e ullinj, pasi e ka të pamundur të vazhdojë punën në bujqësi në kushtet që nga ajo nuk fiton asgjë.

Si ky fermer, në zonën e Cakranit janë të shumtë, të cilët pasi kanë kultivuar dhe janë kujdesur prej vitesh për pemëtoret e tyre, tashmë po i presin ato.

Edhe fermeri Agron Lutaj na pohonë se situata është e njëjta, ullinjë e vaj kemi të pa shitur që nga viti i kaluar. Nuk ka kush ti vjeli ullinjtë, unë me gruan, puntorë nuk ka në gshat, të rinjtë kanë ikur në emigracion. Shkojmë e marrim punënjës në Fier, na thorë ai, sepse jo ktu për edhe në fshatrat e tjerë afër nuk ka.

Agronin e takuam me bashkësgorten teksa po kthehj nga kodrat me ullinjë ku kish shkuar që në mëngjes kihin shkuar për ti mbledhur, ja me karrocë sepse nuk ka rrugë, treg nuk ka, pika grumbullimi jo e jo, na thotë ai.

Në kushte të tilla fermerët po i lënë pemët në gjendje të lirë pa i krasitur e pa i mbledhur frutat sepse nuk kanë ku ti çojnë, dhe nuk duan të harxhojnë duke marr puntorë sepse i paguajnë por prodhimin nuk kanë ku ta shesin e ku ta përdorin. / ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME