Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, merruni me burimin, prokurorët

Rama: Gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, merruni me burimin, prokurorët

Në një konferencë për të drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, kryeministri Rama u shpreh se nëse një sekret hetimor i tillë i bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke iu referuar kështu prokurorëve.

‘Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj Avokaten e Popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzua dhe u keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë së COVID kur prokuroria iu vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pasi gazetarët nuk i disponojnë sekretet, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekreti gazetarit, nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në Kanun shkruhet e zeza në të bardhe ‘Lajmësi nuk ka faj’, kush e prodhoi ose kush ia dha që ta çoj diku tjetër, pra te burimi, me atë duhet të merresh.

Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve.’- u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME