Edi Rama nuk ka kohë për të humbur me Himarën, kërkon të shkojë sa më parë në zgjedhjet e parakohshme. Pa pritur ende ankimimin e vendimit të sotëm të KQZ, që i hoqi mandatin Fredi Belerit, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci, i është drejtuar me një shkresë presidentit Bajram Begaj, të cilin i kërkon shpalljen e datës së zgjedhjeve në Himarë.
Begaj nga ana tjetër si zyrtar i bindur e nënshtruar ndaj Edi Ramës, ka thirrur në takim kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi. Çudi nuk është fare që ta shpallë që sonte datën e zgjedhjeve. Jetojmë në një hapësirë gjeografike 28 mijë Km2 me një njeri, një parti e një shtet.