Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama - kryebashkiakëve: Duhet bërë gjithçka që procesi i legalizimit të përshpejtohet...

Rama – kryebashkiakëve: Duhet bërë gjithçka që procesi i legalizimit të përshpejtohet për banesat e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët dhe në fokus të këtij takimi është procesi i legalizimeve dhe sezoni turistik. Takimi mbahet në Kryeministri, në sallën COD. Rama tha se procesi i legalizimit është prioritet i qeverisë qendrore e vendore dhe se do të përshpejtohet procesi i legalizimit.

Kryeministri bëri me dije se Bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimeve

Bashkitë të përfshihen në proces. Jo vetëm që do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit, por do shërbejë edhe për të bërë monitorimin e punës në Kadastër, që në sektorin e legalizimeve lë për të dëshiruar“, deklaroi Rama.

Pjesë e takimit janë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe herën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME