
Pas betimit me datë 19 shtator 2025 tek Presidenti, qeveria ”Rama 4” ka pësuar ndryshime rrënjosore këtë të enjte, pas një maratone të mbledhjes së grupit të PS-së. Janë 7 lëvizje të bujshme nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës. Albana Koçiu është emëruar në postin e zv/kryeministres. Ferit Hoxha është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme, dhe që nga ky drejtim ikën Elisa Spiropali.
Besfort Lamallari largohet si ministër i Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Deputetja e PS-së Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.
7 ndryshimet në qeverinë ”Rama 4”
Albana Koçiu-Zv/kryeministre-ikën Belinda Balluku
Besfort Lamallari-Ministër i Brendshëm-ikën Albana Koçiun
Toni Gogu-Ministër Drejtësie-ikën Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha-Minister i Jashtëm-ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-ikën Belinda Ballukun
Ermal Nufi-Ministër i Mbrojtjes-ikën Pirro Vengu
Erjona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvëndëson Toni Gogun
6 muaj pasi u formua, kryeministri Edi Rama riformatori qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ndryshimet u bënë në ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet për Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes. Nga ana tjetër janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë.
Ministrat që nuk kanë ndryshuar
Petrit Malaj-Ministria e Financave
Delina Ibrahimaj-Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Mirela Kumbaro-Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Evis Sala-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Blendi Gonxhe-Ministria e Kultirës dhe Sportit
Andis Salla-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Adea Pirdeni-Minisitre e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin
Ervin Demo-Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka-Ministre e shtetit dhe kryenegociatorja BE












