Qeveria po mendon rikthimin e basteve online. Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre. Teksa foli për mbylljen e lojërave të fatit disa vite më parë, Rama e quajti një vendim të drejtë për kohën.
“Ishte një debat me pro apo kundër për mbylljen vetëm të basteve sportive, ishte një debat që u nxitëm edhe nga partnerët që ne e përgatitëm atë ndërmarje. Ekspertët na këshilluan që ta konsideronim këtë pjesë jashtë vendimmarrjes së përgjitshme duke na paralajmëruar për luizëzimin në të zeze si pasojë e teknologjisë, situata është e tillë që ne nuk morëm asgjë në konsideratë pa llogaritur edhe batërdinë dhe debatin politik ku uy hodhën pretendime pa asnjë bazë. Gjatë kësaj kohe pamë anën pozitive dhe anën negative ku ky aktivitet lulëzoi në të zezë. Sot jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe ne brenda nesh kemi diskutimin tonë. Ministrja e Sportit ka më shumë tendencën të jetë në krahun tjuaj pasi të ardhurat do të jenë më shumë në funksion të sportit”, tha Rama