POLITIKË

Rama në Gjirokastër: 83 mandatet na duheshin për integrimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Partisë Socialiste i duheshin 83 mandatet pasi ndryshe vendi do kishte humbur mundësinë e integrimit drejt BE-së. Gjatë fjalës së tij në një takimi me mbështetësit socialistë në Gjirokastër, Rama tha se integrimi i vendit drejt BE-së është një mision thelbësor për PS-në.

“Do na kishin marrë peng për hir të integrimit evropian. Kur thoja se na duhej edhe një mandat në zgjedhje këtë kisha parasysh, ndaj na duheshin ato 83 mandate. Jo për interesin tim personal, por për misionin tonë dhe timin që procesi i anëtarësimit në BE të mos merrej peng nga askush dhe për ta çuar deri në fund këtë mision që është jo vetëm historik por edhe thelbësor për PS-në.

Dhe është e rëndësishme që të gjithë ta kenë parasysh këtë gjë dhe ta mbajnë nën vëmendje peshën e këtij misioni dhe rëndësinë e PS në këtë mision. Duke pasur parasysh që përveç familjes tonë politike dhe atyre që na dhanë mbështetjen, jo janë kundër nesh, që është normale, por janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja dhe për të derdhur çdo llum në rrugët e komunikimit dhe kanalet e informacionit që të na pengojnë ne.

Dhe këtu vjen nevoja që PS të bëhet muri pakalueshëm për këtë dezinformacion, për të gjitha ato që thuhen qëllimisht, ligësisht dhe poshtërsisht dhe pastaj hidhen në qarkullim për të çoroditur dynjanë. Ne nuk jemi forcë politike pa të meta, por ne nuk duhet të lejojmë askënd që të hedhi poshtë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku dhe që ka sjellë Shqipërinë aty ku është sot dhe është pika më e mirë e Shqipërisë ndonjëherë dhe mund të prekësh atë kudo” – tha Rama.

Ai tha se e nisi qeverisjen me një vend që kishte më pak se 10 mld euro të prodhimit të përgjithshëm bruto, ndërsa sot është 27 mld euro. Ai theksoi se gjatë fillimit të qeverisjes së tij vendi kishte 2 mln euro, e si turist numërohej aty edhe ky ‘malukati ynë’ duke iu referuar Berishës, ndërsa sot sipas tij vendi ka 12 milionë turistë.

“E kemi nisur këtë rrugë me një vend që kishte më pak se 10 mld euro të prodhimit të përgjithshëm bruto dhe sot jemi 27 mld euro, e me Zotin para e PS në krye mund të shkojmë në 35 mld euro në fund të mandatit. E nisëm me 300-400 mln euro në vit dhe vitin e shkuar shkuam në 1,6 mld dhe me Zotin para e PS në krye do e çojmë këtë shifër në dyfishin në fund të kësaj dekade. Këtë e kam parasysh duke pasur projektet në proces. E nisëm punën me të ardhura për frymë me 3 mijë euro për person e kemi shkuar në 11 mijë euro dhe duam të shkojmë në 15 mijë euro për frymë dhe janë rezultate të shumë gjërave që janë bërë në një vend.

Kur ne morëm detyrë me 2 mln euro, e si turist numërohej aty edhe ky malukati ynë, paraardhësi im, që numërohej si turist kur kalonte e sot kemi 12 milionë turistë dhe këta me pasaportë të huaj e jo me shqiptare si dikur. Mjafton këtu të shohësh vetëm Gjirokastrën që dikur hotelet numëroheshin me gishtat e dorës kurse sot shikon ndryshimin dhe shikon se çfarë është bërë dhe mund të bëhet, me Zotin përpara e PS në krye” – tha Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button