Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama nga Shkupi: Duhet të jemi më kërkues ndaj BE-së

Rama nga Shkupi: Duhet të jemi më kërkues ndaj BE-së

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjetike në mbledhjen e përbashkët që po mbahet me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Rama tha se duhet të jenë më kërkues kundrejt Bashkimit Europian sa i takon mbështetjes për krizën energjetike. Kryeministri theksoi se fondet e alokuara nga BE për Ballkanin janë pjesë e fondit të përvitshëm të IPA.

“Në takohemi edhe në një kontekst tjetër në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE. Më në fund e kemi kapërcyer hendekun mes të qenurit gati për t’i hapur negociatat dhe refuzimit të vazhdueshëm nga BE. Sot të dyja vendet tona kanë hedhur në hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i BE me Ballkanin Perëndimor. Ne do të jemi aty së bashku me sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera.

Është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës…Duke kërkuar nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për të përballur goditjen e madhe të rritjes së çmimeve. Por edhe inflacionit. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze. Të vështirë të zymtë, por jo të pambarimtë. Skemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME