Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUlliri/ Super prodhim në Cakran, fabrikat me kapacitet të plot, vaji mbetet...

Ulliri/ Super prodhim në Cakran, fabrikat me kapacitet të plot, vaji mbetet stok, ska treg (foto e vidio)

Cakran Super prodhim vaj ulliri në zonën e Cakranit në Fier, por mungon tregu. Fermerët ankohen se kanë pa shitur sasi të mëdha vaji edhe nga viti i kaluar dhe kjo sipas tyre për shkak të mungesës së një pike grumbullimi.

Ka qenë një vit i mbarë për ullirin, por fermerët e zonës së Cakranit ankohen  për mungesë tregu të vajit. Madje ata pohojnë se kanë pa shitur sasi edhe nga viti i kaluar.

Adminsitratorët e fabrikës së prodhimit të vajit të ullirit në Kreshpan Sabah Hoxha pohojnë faktin se kanë ditë që punojnë me orare tl zgjatura për tu ardhur në ndihmë fermerëve të zonës. Kjo fabrikë është teknologji bashkëkohore italiane dhe vajin e ullirit e nxjerr me cilësi tepër të lart. ndihmë për fermerët është edhe dërgimi i mjeteve kamion i kësaj fabrike tek tokat e fermerëve ku ata kanë kryer grbullimin e ullirit kokërr nëpër thasë dhe e kanë gati për përpunim. Marrjen e ngarkesave nga ara tek fabrika shërbimi është falas nga fabrika.

Fermerët e kësaj zone thonë se çmimi i vajit që iu kërkojnë është shumë i ulët madje sa ai i kikirikut dhe të vetmin treg që mund të sigurojnë janë ata me njohje tek të afërmit e tyre.

Një pjesë tjetër e fermerëve pohon se kanë pa shitur ullinj kokërr përsëri në sasi të mëdha madje edhe deri në tonë.

Sipas tyre pothuajse 75% e çdo familjeje në këtë zonë ka pa shitur sasi të konsiderueshme vaj ulliri dhe kjo si shkak i mungesës së një pike grumbullimi që do të përcaktonte edhe çmimin./ALB365

Fermerët pohojnë faktin se edhe pse çmimin e një litri vaj për vitin e kaluar kushtonë 400 lekë dhe e vajit të ri me 500 apo 600 lekë litri nuk ka treg, e mbajnë në bidona plastikë apo rezervuar inoksi por problem mbeteg tregu. Na kanë rastisur që ndonjë tregtarë kërkonë prodhimin me çmim shumë të lirë ku më shumë kërkon të fitoj ai sesa ne që i shrbejmë, e vjelim e prodhojmë vajin.

Zona e Cakranit ka afro 13 fshatra dhe çdo fshat ka nga një deri në tre fabrika të prodhimit të vajit të ullirit e kjo për shkak se cdo familje në këtë zonë ka nga 50 deri në 1500 rrënjë drurë ulliri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME