AKTUALITETTOP-NEWS

Reagim pas vendimit të Hagës për katër ish-luftëtarët e UÇK-së: griset flamuri i BE, kërkohen protesta më të fuqishme

Fier – Kristaq Ziu Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Bashkim dhe Identitet Kombëtar ka reaguar në një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-luftëtarët e UÇK-së.

Pas deklaratës, në mënyrë demonstrative, ai ka grisur flamurin e Bashkimit Europian, ndërsa ka bërë thirrje për një reagim më të fortë publik.

Sipas tij, nuk duhet të ketë më protesta të qeta në Prishtinë dhe Shqipëri, por protesta më të fuqishme, për të kundërshtuar vendimin e dhënë në Hagë.

Deklarata vjen në një kohë kur vendimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button