Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRama njofton ndërprerjen e dritave: S'kemi lekë të blejmë energji!

Rama njofton ndërprerjen e dritave: S’kemi lekë të blejmë energji!

Kryeministri Edi Rama ka gati alibinë për ndërprerjen e energjisë elektrike së shpejti. 

Nga Vlora, ku ka inspektuar kantierin e Portit të ri të Vlorës, Rama ka thënë se çmimi i energjisë është shumë i lartë dhe qeveria nuk mund të blejë.

Sipas tij, në këto momente është shumë e vështirë të gjendet energji elektrike për import.  

Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore. Kemi ardhur në pikën kur jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë, por edhe ka rënë sasia për t’u blerë. Jemi në kushtet kur do jetë shumë e vështirë që ta gjejmë“, tha Rama. 

Në fakt, ajo që nuk thotë kryeministri ka të bëjë me zbrazjen e buxhetit të shtetit pasi çdo ditë inceneratorët inekzistentë marrin pagesa të majme deri në qindra mijë euro nga thesari i shtetit, edhe pse kemi të bëjmë me një nga aferat më të mëdha të shekullit, kur janë shpallur në kërkim përfituesit e vjedhjes dhe ndodhen pas hekurave një ish-ministër dhe një deputet.  

Plot 700 milionë euro përllogaritet abuzimi në buxhetin e shtetit përmes inceneratorëve, miliona të cilat kanë përfunduar në xhepat e tre biznesmenëve të shpallur në kërkim dhe rrethit të ngushtë të zyrtarëve që kanë firmosur për mega-vjedhjen. 

Por jo vetëm kaq, çdo ditë ministrat firmosin tendera miliona euro për shërbime që nuk ekzistojnë, apo edhe për rrugë që ndërtohen me 20 milionë euro kilometri, kur standardi është 2.3 milionë euro. 

Dhe sot shteti është katandisur në pikën kur KESH nuk është në gjendje të importojë energji elektrike, për periudhën e thatësirës, për shkak të mungesës së mjeteve financiare. 

Buxheti i shtetit është zbrazur duke likujduar fatura fiktive, ndërsa zyrtarët, ministrat e deri te rrethi i kryeministrit shtojnë llogaritë bankare, e njëkohësisht fitojnë imunitet e mbeten të paprekshëm. 

Ajo që pritet të jetë fakt pas pak ditësh do të jetë ndërprerja e energjisë elektrike, në pikun e sezonit turistik. 

Po sot, kryedemokrati Sali Berisha e paralajmëroi Ramën se nëse rrit çmimin e energjisë për konsumatorin do të përballet me revoltë të fuqishme nga ana e Frontit Opozitar. /Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME