Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRama nuk tërhiqet: Fashën 800 KW do ta vendosim!

Rama nuk tërhiqet: Fashën 800 KW do ta vendosim!

Edi Rama është i vendosur që ta rrisë çmimin e energjisë elektrike duke nisur nga muaji nëntor 2022. 

Edhe sot nga Fieri ai përsëriti se fasha 800 KW do të vendoset, përsa kohë do të mungojnë reshjet e shiut. 

Pra, Edi Rama shpresat i ka të varura te mëshira e natyrës, ndërsa ai dhe qeveria që ai drejton nuk kanë asnjë plan tjetër për t’i bërë ballë krizës energjetike, përveç rritjes arbitrare të çmimit. 

Edi Rama: “Ju siguroj që ne do vazhdojmë ta mbrojmë energjinë elektrike. Dimri po hyn dhe nga një anë fatmirësisht jo dhe aq shpejt, por fatkeqësisht kaq shumë diell kur ne presim shi, nuk na ndihmon. Pasi shiu për ne është ushqim. Fashën 800 KW e kemi vendosur si masë, por edhe për të bërë që një pjesë me të ardhura e shtëpi të mëdha të paguajnë me çmimin real. Po të shihni tek faturat e energjisë keni një shirit që ju tregon sa është çmimi real ndërsa ju paguani atë që është para se të godiste kriza. Patëm një shteg të vogël për ta shmangur dhe nuk e vendosëm fashën. Na duhen reshje. Jemi në gjurmim për të shmangur përsëri, por mbase do të na duhet ta vëmë fashën. Gjithë bota po flet për kursim, por vetëm disa nga ata të çorbës së rublave ju thonë njerëzve që lufta nuk ka lidhje por është punë inceneratorësh. Pra një çmenduri ku përzihen në një çorbë ku pas shpinës së tyre që shfaqen në ekrane ka dorën që ka vënë bastin e madh të gjunjëzojë perëndimin që është dora e Kremlinit”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME