Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga tuneli i Llogarasë. Krahas pamjeve, Rama shkruan se për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra tunel.
Në vijim postimi i plotë i Ramës:
Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për tu vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut.