Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama paralajmëroi taksë për prodhuesit e energjisë/ Meta: Ky i marrë kërkon...

Rama paralajmëroi taksë për prodhuesit e energjisë/ Meta: Ky i marrë kërkon t’i falimentojë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për taksën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për prodhuesit e energjisë elektrike.
Në një postim në Facebook, Meta thotë se Rama kërkon t’i falimentojë këta sipërmarrës që kanë investuar 1.2 miliardë euro për prodhimin e energjisë.

Sipas ish-Presidentit, Rama kërkon t’i shantazhojë teksa nuk arrin dot të mbulojë dështimet dhe vjedhjet në sistemin energjitik.

Postimi i Ilir Metës:

Ndërkohë që Partia e Lirisë depozitoi këtë javë dy iniciativa ligjore në Kuvend për të liberalizuar investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore, Edi Rama kërcënoi prodhuesit vendas të energjisë se do t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme.

Ky i marrë kërkon t’i falimentojë këta sipërmarrës guximtarë që kanë investuar 1.2 miliardë euro dhe kanë kontribut madhor në prodhimin e energjisë.

Shtatë herë më shtrenjtë e importon energjinë Edi Rama dhe banda e tij në energjetikë sesa prodhuesit vendas ia shesin Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Në vend që të nxisë investimet për prodhimin e energjisë ky i marrë shantazhon me falimentim gjithë këta sipërmarrës seriozë.

Nuk mbulohen dot dështimet dhe megavjedhjet në energjetike nga Edi Rama duke fajësuar prodhuesit vendas të energjisë të cilëve duhrt t’u jemi mirënjohës për sakrificat e bëra.

Partia e Lirisë do t’i mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë duke flakur të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME