Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Çuçit dhe Ardi Veliut

Vrasja/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Çuçit dhe Ardi Veliut

Të rinjtë e mbledhur para Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme për të protestuar në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi.

Ata kanë ngritur dyshime për procedurat e ndjekura nga policia pas vdekjes së të riut duke i cilësuar ato si të dyshimta në tentativë për të manipuluar ngjarjen.

“Të gjithë që kemi këtu jemi për dy arsye. Ata që mendojnë që kjo këtu nuk është politikë e kanë gabim. Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë.

Ata që mendojnë se jemi këtu për parti përsëri e kanë gabim. Jemi këtu të kërkojmë llogari. Është hera e disatë që policisë i ngelen djemtë e Shqipërisë në dorë. Djemtë e një nëne dhe një babe në duart e militantëve në Edi Ramës në duart e kushërinjve të Bledi Çuçit dhe Ardi Veliut.

Vranë Ardit Gjoklajn dhe Ilvin. Ata vranë Jonadën me një skaf që i kalon 50 mijë eurot. Vranë Learin dhe me të njëjtën skemë manipuluan faktet dhe nisën të përbaltin viktimën. Më tregon pak kodin e transparencës që po përdor policia e shtetit për të zbardhur vrasjen e Learit.

Është bërë autopsia dy orë pas vdekjes kur duhet 12 orë. Jepe dorëheqjen. Këta po shkelin çdo rregull. Çdo ligj. Po mbrojnë uniformat e tyre të përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Është radha jonë të tregojmë që populli nuk dorëzohet para këtyre banditëve me uniformë dhe kapele”, u shpreh njëri nga të rinjtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME