Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të kreut të Sindikatës së Punonjësve në Universitete Sandër Kovaçi në lidhje me përshkallëzimin e protestës së pedagogëve. Kreun e sindikatës Sandër Kovaçin e cilëson si “Shiksin e non-gratave”. Për kryeministrin, grevë urie për rritje pagash bëjnë vetëm njerëz që skanë fe dhe atdhe .
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkruan Rama.