“Plazhet publike të aksesueshme dhe të pastra ku të gjithë kanë mundësi të pushojnë
*Disa prej hapësirave në Divjakë, Sarandë, Velipojë dhe Tushemisht buzë liqenit, ku krahas plazheve të menaxhuara përkohësisht nga subjektet private, hapësirat publike mirëmenaxhohen nga bashkitë dhe janë në dispozicion të qytetarëve që duan të shijojnë bregdetin”- shkruan Kryeministri këtë të dielë në mesditë duke postuar edhe foto të plazheve publike që i janë marrë privatit të cilët i kishin zaptuar pa leje.