Për Erion Veliajn asambleja e sotme socialiste në Golem nuk prodhoi ndonjë lajm të mirë.
Nëse shihni foton sipër, ky është momenti kur Veliaj dëgjon se qarku i Tiranës nuk do të ketë më vetëm një drejtues, siç kishte qenë ai zgjedhjet e fundit. Rama ia ndau pushtetin politik duke vënë tre drejtues në qarkun e Tiranës.
Vetë Lalin dhe dy ramiste të përsosura, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin.
E ky nuk është ndonjë lajm i mirë për Lalin sepse teksa i afrohet vitit 2027, kur ai do të lërë bashkinë Tiranë në përmbyllje të tre mandateve, pushteti i tij politik nuk po forcohet, por po zvogëlohet. Dy vite kalojnë shpejt, dhe prandaj fytyra e Lalit u ngrys.
Rama po i tkurr pushtetin, pikërisht kur atij i duhet më shumë.