Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTARaporti/ OKB: Kolumbia, rekord të ri në prodhimin e kokainës në 2022

Raporti/ OKB: Kolumbia, rekord të ri në prodhimin e kokainës në 2022

Kolumbia, prodhuesja më e madhe në botë e kokainës, theu një rekord të ri vitin e kaluar në prodhimin e kësaj droge dhe në kultivimin e gjetheve të kokës, prej nga ajo bëhet.

Kështu thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit kultivimi i gjetheve të kokës ishte 13 për qind më i lartë vitin e kaluar krahasuar me 2021-shin.

Ndërsa prodhimi i kokainës shkoi nga 1.400 tonelata në 1.738 tonë, duke shënuar kuotën më të lartë që nga nisja e regjistrimit nga OKB në vitin 2001.

“Dua të vë në dukje se ka pasur një rritje të sipërfaqeve të kultivimit të gjetheve të kokës, sidomos në parqet kombëtare natyrore”, thotë Leonardo Correa, Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Megjithatë, qeveria kolumbiane paralajmëroi se pavarësisht këtij raporti ka pasur një rënie në rritjen e gjetheve të kokës. Sipas saj, rritja në 2022-shin ishte 13%, ndërsa në 2021-shin 41%.

“Këto janë shifra shqetësuese, por që tregojnë se politikat e qeverisë të shoqëruara me aksionet e para të saj, e kanë kufizuar kurbën”, shprehet Nestor Osuna, ministër i Drejtësisë, Kolumbi.

Prodhimi i gjetheve të kokës aktualisht mbulon 230 mijë hektarë të vendit, me shumicën e kokainës kolumbiane që shkon në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME