Rashica e Muçi spektakël në Europa League: Besiktas mposht 4-1 Athletic
Dygolëshi i kosovarit Milot Rashica dhe performanca brilante e sulmuesit të kombëtares Ernert Muçi ndihmuan Ole Gunnar Solskjaer të niste me fitore epokën e tij si trajner i Besiktas, duke mposhtur 4-1 Athletic Bilbaon. Solskjaer u emërua trajner i klubit nga Stambolli më 18 janar, në postin e tij të parë që nga shkarkimi nga Manchester United në vitin 2021.
Pas barazimit pa gola të Besiktas ndaj Samsunspor të shtunën, në ndeshjen e fundit të Serdar Topraktepes si trajner i përkohshëm, Solskjaer pa skuadrën e tij të shënonte tre gola në pjesën e dytë për të ringjallur shpresat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Europa League. Ish-sulmuesi i Norwich, Rashica, kaloi Besiktas në avantazh në minutën e 17′, por Unai Gomes barazoi për miqtë në fundin e pjesës së parë, duke synuar të ruanin ecurinë e pamposhtur në Europa League.
Rashica shënoi një goli të dytë, duke e rikthyer Besiktas në epërsi, ndërsa Rafa Silva realizoi 13 minuta para fundit të ndeshjes. Një penallti e Joao Mario në kohën shtesë vulosi fitoren për ekipin turk. Me këtë fitore, Besiktas është ngjitur në vendin e 18-të në grupin e Europa League, përpara ndeshjes së fundit javën e ardhshme në transfertë ndaj FC Twente.