Friday, July 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREReal Madrid “mbret” i Champions League, triumfon për herë të 15-të në...

Real Madrid “mbret” i Champions League, triumfon për herë të 15-të në finalen ndaj Dortmundit

Reali i Madridit ka fituar dhe trofeun e 15 përballë Borussia së Dortmundit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Një finale shumë e veçantë, kjo edhe për faktin se është fundi i një epoke sepse nga sezoni ardhshëm do të kemi një format të ri Championsi.

Pjesa e parë foli e gjitha për Dortmundi i cili rikthehej në finale pas 11 vitesh. Verdhezinjtë patën disa raste të pastra shënimi, por Adeyemi u tregua i pasaktë, ndërkohë Fullkrugen u ndal vetëm nga shtylla.

Gjermanët e nisën njësoj dhe gjysmën e dytë të takimit, por dominanca e tyre nisi të binte, me Realin që filloi të merrte kontrollin e lojës. “Galaktikët” në minutën e 74 gjetën golin e parë me anë të Carvajal, pas një goditje këndi të Kroos.

9 minuta më vonë, një gabim në mbrojtje solli dhe golin e dytë të Vinicus Junior. Dortmundi arriti të gjente rrjetën me Fullkrug, por arbitri e anuloi më pas me VAR.

DORTMUND-REAL MADRID 0-2

82’ GOOL Vinicius Junior shënon dhe golin e dytë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Dortmundit.

74’ GOOL Pas një goditje nga këndi Carvajal harrohet në zonë nga verdhezinjtë, teksa do ta kishte të thjeshtë për të shënuar me kokë.

49’ Toni Kroos pranë golit me një goditje të bukur nga goditja e dënimit, por ndalet nga një pritje fantastike e portierit Kobel.

23’ Fullkrug është shumë pranë avantazhit, por tentativa e tij ndalet nga shtylla e majtë e portës së Courtois.

21’ Adeyemi humbet një rast të pastër përballë portierit Courtois, të cilin e kalon, por më pas ndalet nga Carvajal.

1′ Ndeshja nis në mënyrë të çuditshme, disa tifozë futen në fushë dhe vrapojnë drejt lojtarëve për të pozuar me ta. Dueli u ndal për të paktën një minutë

Terzic dhe Ancelotti kanë publikuar edhe formacionet me të cilat do të nisin këtë përballje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME