SPORT

Reali fiton ndaj Leganes, shkëlqen Mbappe

Real Madrid ka arritur një fitore me vuajtje 3-2 ndaj Leganes. Madrilenët shënuan me Mbappe pas 32 minutash lojë, por miqtë përmbysën shifrat brenda pjesës së parë me Garcia dhe Raba.

Ekipi i Ancelottit barazoi shifrat me Bellingham, në të 47-tën. Mbappe “tundi rrjetën” sërish, duke kthyer gjithçka në favor të Los Blancos.

Real Madrid mbetet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese. Katalanasit do përballen me Gironan, të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button