Spektakël dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Real Madrid ka arritur një fitore 4-2 ndaj Napolit, duke siguruar vendin e parë në grup. Simeone zhbllokoi për italianët në minutën e 9-të, por Rodrygo u kundërpërgjigj pak sekonda më pas me një super gol.
Bellingham kaloi Realin në avantazh në minutën e 22-të, por Anguissa barazoi në fillimin e pjesës së dytë. Nicolas Paz ndërkohë realizoi golin e fitores 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Joselu vulosi shifrat 4-2 në kohën shtesë.
Benfica dhe Interi barazuan 3-3 në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Kristjan Asllani luajti që nga minuta e parë, edhe pse do të vuante shumënë 45 minutat e para.
Joao Mario do të ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 3 gola në 34 minutat e para. Në pjesën e dytë Interi u fut me një tjetër ritëm duke barazuar me Arnautovic, Frattesin dhe Sanchez me penallti.
Bayerni barazoi pa gola ndaj Kopenhagen, ndërkohë që Arsenali shkatërroi 6-0 Lens.