Zbardhen detaje nga aksioni i RENEA-s sot në Elbasan në tregun e fruta-perimeve që është në pronësi të Suel Çelës. Ky i fundit, në kërkim, është një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarje kriminale.
Teksa janë shoqëruar 5 persona, mësohet se policia kishte zbarkuar në këtë zonë për kapjen e Çelës
Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.
Çela i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Që prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.