Nuk ndalon zjarri prej disa orësh në godinën 12-katshe të Lushnjës.
Qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe nga riaktivizimi i flakëve në godinën në Lushnjë. Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror, i cili është shkrumbuar. Por zjarri po merr krej godinën dhe kjo po sjellë marrjen e masave për pallatet ngjitur.
Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në aksion për të shuar vatrat e zjarrit, pasi në fillim u mendua se po shuhej. Porse tani gjithçka mori më përkeq se sa ishte. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Policia po largon edhe banorët e pallatëve afër Godinës që ka zjarr.
Për shuarjen e zjarrit të madh janë pothuaj të gjitha zjarrfikëset e vendit, forca të ushtrisë si dhe forca speciale të Policisë së Shtetit.
Zjarri ka bërë që gjithçka në qytet të jetë i kuq dhe nën sirenat që tregon se beteja vazhdon për shuarjen e tij.
Beteja për shuarjen e këtij zjarri të frikshëm po vazhdon edhe në këto momente të orës 23