Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj të këtij viti. Që atëherë, ne kemi pritur me padurim rikthimin e këngëtares në jetën publike, sepse duhet thënë që stili i saj është frymëzues për shumë njerëz.
Dhe ja ku u rikthye në tapetin e kuq!
Mbrëmjen e kaluar, Rihanna dhe A$AP Rocky morën pjesë në premierën e Marvel Studios “Black Panther 2: Wakanda Forever” dhe dukeshin mahnitës.
Duke kaluar në tapetin e kuq ata u shfaqën me veshjet e koordinuara, ajo e veshur me një fustan të gjatë deri në dysheme, ndërsa ai më ‘casual’.
Veç fustanit sirenë, vëmendje morën edhe flokët e këngëtares, të stiluar nga parukierja e famshme, Yusef Williams, në kaçurrela voluminoze të hedhura në njërën anë dhe disa gërsheta anash kokës.