Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERihanna zbulon nëse do largohet nga muzika pas aludimeve

Rihanna zbulon nëse do largohet nga muzika pas aludimeve

Rihanna së fundmi dha një përditësim për albumin e saj të shumëpritur, të quajtur R9 nga fansat, dhe mbylli thashethemet e fundit rreth muzikës së saj, të cilat filluan kur ajo u pa në New York City me A$AP Rocky me një bluzë ku shkruhej: ” I’m Retired( Unë kam dalur në pension).”

Njerëzit u nxitën nga bluzja” tha Rihanna për ET. “Ata ishin si “Ajo nuk do e publikojë albumin”. Askush nuk e lexoi rreshtin tjetër, i cili thonte, “This is as dressed up as I get”.

Fansat nuk duhet të shqetësohen pasi Rihanna i tha ET se ajo është futur në studio – por kjo kërkon kohë.

“Mendoj se muzika, për mua, është një zbulim i ri”, tha ajo. “Unë jam duke rizbuluar gjëra. Unë kam qenë duke punuar për album për kaq shumë kohë sa i lashë të gjitha ato gjëra mënjanë dhe tani jam gati të kthehem në studio.”

Procesi i Rihanna-s përfshin rishikimin e këngëve që ajo tashmë i ka — por ka ende gjëra të reja.

“Po, po e filloj nga e para”, ka treguar nëna e dy fëmijëve. “Por unë nuk dua të neglizhoj këngët që kam, kështu që në fakt dua të kthehem dhe t’i dëgjoj gjëra m me këndvështrimin tim të ri dhe më pas të shoh se çfarë vlen dhe me çfarë jam ende e dashuruar.”

Edhe pse ajo nuk ka publikuar një album që nga viti 2016 Anti, hitet e saj të vjetra ende po gjejnë sukses. Javën e kaluar, kënga e Rihanna-s e vitit 2012, “Diamonds”, u certifikua nga RIAA Diamond.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME