MAGAZINË

Rita për Yllin, po ngrit plot pikëpyetje në rrjet!

Një “follow” i vetëm, por mjaftueshëm për të ngritur dyshime në gjithë rrjetin!

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka bërë një lëvizje që nuk mund t’i shpëtojë askujt nga fansat shqiptarë – ka ndjekur në Instagram Yll Limanin

Ky detaj, i kapur fillimisht nga ndjekës të vëmendshëm, ka ndezur menjëherë spekulime se mes Ritës dhe Yllit mund të jetë në horizont një bashkëpunim muzikor.

Rita njihet për zgjedhjet e kujdesshme që bën në rrjete sociale.

Nga artistët shqiptarë, ajo ndjek vetëm Dafina Zeqirin, Era Istrefin dhe Adelina Ismailin, ndërsa nga politika, Presidenten Vjosa Osmani, një listë tepër e përzgjedhur që e bën ndjekjen e Yll Limanit edhe më të veçantë.

Të dy artistët kanë një stil unik dhe prani të fortë në skenë, ndaj ideja e një kombinimi të tillë ka bërë që fansat të shtojnë kërkesën për një duet që potencialisht do të bënte bujë në nivel ndërkombëtar.

Nëse ky është vetëm një “follow” i rastësishëm apo një sinjal i fshehtë që diçka po përgatitet në prapaskenë, mbetet për t’u parë.

Por një gjë është e sigurt: Rita dhe Ylli në të njëjtin orbitë virtuale kanë krijuar menjëherë valë kureshtjeje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button