Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERoma me 10 lojtarë në gjysmëfinale, fundoset Milan: i pathyer Bayer, Gjimshiti...

Roma me 10 lojtarë në gjysmëfinale, fundoset Milan: i pathyer Bayer, Gjimshiti eliminon Liverpool

Janë përcaktuar tashmë skuadrat gjysëmfinaliste të Europa League. Roma fiton edhe euroderbin e dytë me Milan, duke u imponuar 2-1 me 10 lojtarë. Atalanta është skuadra e dytë italiane në katër më të mirët. Gjimshiti e të tjerët rezistojnë ndaj Liverpool, që pavarësisht se fiton në Bergamo 0-1 del nga kompeticioni. Bayer Leverkusen mbetet i pathyer duke barazuar 1-1 në Londër me West Ham dhe duke u kualifikuar për më tej.

ROMA 2-1 MILAN (1-0)

Roma mposhti 2-1 Milan në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League për t’u kualifikuar në katërshe. Verdhekuqtë përsërisin kështu suksesin e San Siros dhe në gjysmëfinale do të përballet me Leverkusen. Skuadra e teknikut De Rossi zmbrapsi tentativat ofensive të kuqezinjve duke goditur tashmë në minutën e 12′ me mbrojtësin Mancini. Tjetër gol i tij, që shtyu në rrjetë topin e kthyer pas shtyllës së kapitenit Pellegrini. Roma pastaj dyfishoi në kundërsulm në minutën e 22′ me Dybala, pas një lëvizjeje shkatërruese të Lukaku. Përjashtimi i Celik në minutën e 30′ e detyroi Romën të mbrohej deri në fund për një orë lojë. Vetëm drejt fundit verdhekuqtë pësuan një gol të padëmshëm në goditjen me kokë të Gabbia. Shkon në gjysëmfinale De Rossi fitues 1-0 edhe në San Siro.

ATALANTA 0-1 LIVERPOOL (3-0)

Humbje pa dhimbje për Atalantën në Europa League. Në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve, skuadra e Gasperinit humbi 1-0 në shtëpi përballë Liverpool, por falë 3-0 të arritur në ndeshjen e parë në Anfield bergamaskët kaluan në gjysmëfinale. Në stadiumin Gewiss në pjesën e parë Reds e nisën fuqishëm dhe e zhbllokuan ndeshjen me penalltinë e Salah (7′). Më pas egjiptiani humbi një rast flagrant dhe Musso ndali Luis Diaz dhe Szoboszlai. Në pjesën e dytë, zikaltërit e ngritën lojën, e kontrolluan ndeshjen pa vështirësi dhe arritën në raundin tjetër pa rrezik.

WEST HAM 1-1 LEVERKUSEN (0-2)

Roma-Bayer Leverkusen është e para gjysmëfinale e Europa League. Xabi Alonso barazoi 1-1 në London Stadium dhe kualifikohet falë 2-0 në ndeshjen e parë. Hammers ushtruan presion shumë të fortë, duke u përpjekur të mbyllin kundërshtarët në zonën e tyre të penalltisë. E në minutën e 13′ vendasit goditën me një goditje me kokë të Antonio, që përfitoi nga një dalje e gabuar e Kovar. Në pjesën e dytë kampionët e freskët të Gjermanisë u përpoqën të ndërtojnë diçka më shumë, duke futur edhe Boniface në sulm. West Ham uli ritmin dhe në fund pësoi edhe golin e barazimit. Në minutën e 89′, një veprim personal i zëvendësuesit Frimpong mposhti portierin Fabianski dhe ruajti rekordin e pathyeshmërisë së tyre. Ndeshja përfundoi 1-1, por pas 2-0 në BayArena, Leverkusen kaloi në gjysmëfinale.

MARSEILLE 1-0 BENFICA (1-2)

Marseille arriti rë rikuperonte humbjen e ndeshjes së parë, duke fituar 1-0 në 120′ dhe më pas mposhti Benfica me penallti. Francezët u përpoqën menjëherë të impononin ritmin e tyre dhe me kalimin e kohës, skuadra e Gasset shtoi intensitetin, por pa arritur të arrijë golin. Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe OM në të dytën filloi të presonte përsëri.  Pas shumë rastesh, Marseille arriti të zhbllokonte ndeshjen. Në minutën e 79′, zëvendësuesi Moumbagna mori pasimin e Aubameyang dhe shënoi me kokë, golin që coi ndeshjen në shtesë. Në fund të kohës së rregullt rezultati total është 2-2. Në të parën nga dy shtesat portugezët tentuan të reagojnë dhe të imitojnë paraqitjen e mirë të ndeshjes së parë, por bardheblutë i rezistuan sulmit. Edhe në të dytën nuk pati gol dhe kualifikimi do të vendosej me penallti. Nga pika e bardhë, vendimtare ishin gabimet e Di Maria dhe Antonio Silva, duke i dhënë OM-së kalimin në raundin tjetër. Për Marseille, në gjysmëfinale do të jetë përballë Atalanta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME