SPORT

Ronaldo hap një lokal ku telefonat janë të ndaluar: në Vega hyrja është 15 mijë euro

Një koncept i ri i një klubi privat në zemër të Madridit. Firma është ajo e Cristiano Ronaldo, i cili së bashku me sipërmarrësin Inigo Onieva dhe kompaninë e tij, Mabel Hospitality, që kampioni i Al Nassr e menaxhon me ortakun e tij Manuel Campos Guallar, kanë krijuar “Vega”.

Bëhet fjalë për një lokal të rafinuar që në fund të vitit do të hapë dyert në zemër të lagjes Salamanca, me një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë. Qëllimi, përveç bashkimit të jetës sociale, marrëdhënieve profesionale dhe përvojave gastronomike në një ambient ekskluziv, është edhe krijimi i një klubi që të mund të ruajë privatësinë e kujtdo që hyn aty.

Pikërisht për këtë arsye filozofia e lokalit, e vendosur nga Ronaldo dhe themeluesit e tjerë, është ajo e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë dhe fotografive. Bëhet fjalë për një koncept lokali shumë të njohur në Londër që tani do të zhvendoset pikërisht në Madrid.

“Vega” në fakt përthith traditën anglosaksone dhe rrotullohet rreth katër shtyllave: aspektit të punës, në mënyrë që anëtarët të mund të bëjnë biznes dhe të krijojnë kontakte; aspektit kulturor, me oferta të ndryshme për kohën e lirë; aspektit gastronomik me tre restorante të ndryshme; dhe aspektit social, që do të jetë një nga elementët më të rëndësishëm dallues të klubit, në mënyrë që anëtarët të mund të bashkëpunojnë me fondacionet.

Një lokal si qendër biznesi
Ideja ekskluzive e portugezit Ronaldo dhe e themeluesve të këtij klubi ekskluziv është krijimi i lidhjeve në sektorë të ndryshëm si biznesi, moda, industria dhe sporti. Një nga anëtarët është pikërisht kampioni portugez, ekspert në këtë fushë, duke qenë se grupi i tij zotëron gjithashtu restorantet Tatel, Totó dhe Casa Salesas. Studioja Mabel i ka ngarkuar Inigo Onieva-s menaxhimin e Casa Salesas dhe Vega-s, dhe së bashku kanë krijuar Casablanca Hospitality Group. “Vega” pra si një hapësirë revolucionare, por jo për të gjithë. Në mëngjes, do të ofrojë një ambient të qetë dhe të sofistikuar për takime, zyra private, coworking dhe madje edhe një studio për podcaste.

Natën, hapësira do të shndërrohet në një qendër sociale me darka ekskluzive dhe bare të specializuara, një homazh për jetën e gjallë të natës madrilene. Përveç ndalimit të mjeteve më të zakonshme të komunikimit si celularët, aparatet fotografike të gjeneratës së fundit e modelit më të ri, vetëm një grup i përzgjedhur personash mund të bëhet anëtar i “Vega”-s, sepse anëtarësimi kërkon ftesë. Themeluesit janë përgjegjës për personat që do të kenë akses.

Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë opsione të ndryshme regjistrimi, me një mesatare prej rreth 4.400 eurosh në vit, edhe pse personat nën 35 vjeç përfitojnë një tarifë më të ulët prej 2.500 eurosh. Anëtarësimi më i dëshiruar, “Founders’ Membership”, kërkon një pagesë të vetme prej 15.000 eurosh. Ai ofron akses të pakufizuar, rezervime prioritare dhe përvoja të personalizuara në një ambient tërësisht revolucionar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button