Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRoskovec, afati i ndërtimit të rrugës përfundoi, rruga jo (foto e...

Roskovec, afati i ndërtimit të rrugës përfundoi, rruga jo (foto e vidio)

Rroskovec afati I përfundimit të punimeve të rrugës Shehallarëve ka mbaruar, rruga jo. Banorët kanë ankesa për cilësinë e punimeve, kryebashkiakia punën me preferenca

Punimet për rikonstruksionin e rrugës së Shehallarëve në qytezën e Rroskovecit kanë nisur që në 12 tetor të vitit të kaluar dhe duke ju referuar tabelës së vendosur nga bashkia, afati i punimeve është 6 muaj dhe vlera shkonë në afro 74 milionë lekë të vjetra me tvsh.

Punimet duket të kishin përfunduar në 12 prill të këtij viti.
Kur afati i punimeve për këtë rrugë ka përfunduar kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, banorët kanë ankesa pasi përvrçse punimet janë lënë në mes, ndriçimi i rrugës është bërë duke vendosur neonet në shtyllat e vjetra, të kapur me tela dhe kabujt e korrentit janë lënë jasht , të kapur me tela dhe janë burime aksidentesh nëse fëmijët shkojnë e luajnë me to.

Për të ndërtuar një mini lulishte dhe jo park shlodhës, shkurret u morën nga baçet e banorëve dhe u mbollën në të, pohojnë banorët e kësaj rruge.

Banorët ankohen se rrugës nuk i janë bërë kanalizimet, uji i rreshjeve u shkonë në banesa, telat e vendosura për ndriçim mund të bëjnë shkëndi elektrike dhe u djegin banesat , pohonë një tjetër banore, pasi banesa e saj është pranë shtyllave.

Ankesat e banorëtve të kësaj rruge janë të shumta si për cilësinë e punimeve por edhe për kryebashkiaken e Rroskovecit Majlinda Bufi e cila si punimet, investimet dhe punësimet i kryen me preferenca partiake

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME