Rreth duelit midis Akilit dhe Hektorit, në filmin “Troja”…

… Skena e luftimit mes Akilit (Brad Pitt) dhe Hektorit (Eric Bana) në filmin “Troy” është një nga duelet më të mira të realizuara në historinë e kinemasë, dhe është renditur nga shumë kritikë si një nga luftimet më të mira individuale në historinë e kinemasë.
Brad Pitt dhe Eric Bana iu nënshtruan gjashtë muaj stërvitje intensive, nën mbikëqyrjen e trajnerëve të luftimeve me shpatë. Skena u projektua në një stil “samurai combat” me fokus në shpejtësinë dhe saktësinë.
Dy aktorët vendosën ta bënin vetë përleshjen, pa përdorur marifete dhe bënë një marrëveshje të pazakontë: nëse njëri prej tyre do të lëndonte tjetrin, nuk do të kërkonin falje, por do të paguanin dëmshpërblim financiar! 100 dollarë për çdo dëmtim të vogël, 200 dollarë për çdo dëmtim të madh! Brad Pitt nuk e lëndoi kurrë Eric Banën, por Brad mori tre lëndime, për të cilat Bana pagoi 600 dollarë!
Para xhirimeve, Brad Pitt pësoi një dëmtim të tendinit, thembra, të Akilit, gjë që është ironike duke qenë se ai luante Akilin. Lëndimi vonoi xhirimet për disa javë derisa u shërua pjesërisht.
Nuk u përdor lëvizje e shpejtë(fast motion) apo montime të sajuara , por luftimi u xhirua realisht për të shfaqur aftësitë luftarake. Pothuajse të gjitha grushtet ishin reale, përveç goditjeve shumë afër.
Rezultati ishte mbresëlënës dhe regjisori i filmit, Wolfgang Petersen, komentoi: “Ky luftim ishte më realisti që kam xhiruar ndonjëherë në karrierën time”…/ Fatmir Shqarri…
