Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRrezik epidemie/ Ujrat e zeza të banesave dhe të stallave të lopëve...

Rrezik epidemie/ Ujrat e zeza të banesave dhe të stallave të lopëve përmbytin saraçineskat e ujit të pijshëm

Fier – Mbetjet fekale të banorëve të lagjes “Malaj” dhe të stallave të bagëtive përbytin pusetën e ujësjellësit që furnizon me ujë 4 lagje të Patosit Fshat.

4 lagje të Patosit Fshat mjësia administrative Potëz rrezikohen të infektohen nga uji i pijshëm pasi 4 saraçineskat që ndodhen në pusetën kryesore janë të përmbytura nga ujrat e  zeza.

Banorët thonë se janë ankuar dhe ndërmarja e ujësjellësit ka parë gjendjen në vend por njësia administrative Portëz duhet të investoj 4  metra tubacion për devijimin e shkarkimit të ujrave të zeza të lagjes “Malaj” dhe të mbetjeve të stallave të bagëtive që kanë kta banorë

Banorët thonë se janë ankuar disa herë si tek ujlsjellësi dhe njësia administative, por drejtoria e ujësjellësit u është përgjigjur duke veriffikuar situatën dhe u kanë thënë që duhet të devijohen ujrat e  zeza me një investim modest nga njësia administrative Portëz.

Edhe pse kanë kaluar mbi një vit nga ankesat që kanë kryer banorët e fshsrit në njësinë administrative Portëz asnjë veprim  nuk është marr nga ana e tyre për zhvendosjen e kanalizimit të ujrave të zeza për të shmangur ndonjë epidemi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME